Posta e Kosovës rikthen pronat në Graçanicë e Shtërpcë: Në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve

0 minutes, 32 seconds Read

Posta e Kosovës ka marrë zyrtarisht në posedim pronat e saj në Graçanicë dhe Shtërpcë, të cilat deri në fillim të këtij viti ishin shfrytëzuar nga një operator ilegal.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, këto objekte janë regjistruar si pronë e ligjshme e “Postës së Kosovës” dhe do të vihen në shërbim të plotë të qytetarëve dhe bizneseve të vendit, pa asnjë dallim.

Në njoftimin zyrtar, institucioni thekson se mbetet i përkushtuar për të ofruar shërbime postare dhe financiare cilësore, të sigurta dhe transparente në të gjithë territorin e Kosovës./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme