Politikani serb: Vulini ka urdhëruar të mos nis viti shkollor në veri

0 minutes, 40 seconds Read

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, ka pretenduar se “në bazë të disa informacioneve që posedoj”, shefi i BIA-s serbe, Aleksandër Vulin, ka dhënë “urdhër” që të mos nis viti shkollor për nxënësit serbë në pjesën veriore të Kosovës.

Bogdanoviq ka thënë se urdhri është që mësimi të nis virtualisht teksa një gjë të tillë e ka vlerësuar vetëm si “vazhdimësi të përshkallëzimit të konfliktit”.

“Sipas informacioneve që kam, Aleksandër Vulin, drejtori i BIA-s, ka lëshuar urdhër për ndalimin e nisjes së vitit të rregullt shkollor për nxënësit serb në veri të Kosovës. Do të mbahen orët online. Kjo është vazhdimësi e përshkallëzimit të konfliktit”, ka shkruar Bogdanoviq në “Twitter”.

Publikime te ngjashme