Policia jep detaje për vrasjen në Gjakovë ku dy vëllezër mbetën të vdekur

0 minutes, 45 seconds Read

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës i ka thënë Gazetës Exprees se policia ka dalur në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin.

Vrasja ka ndodhur në ora 20:20, motivet e këtij krimi nuk dihen akoma.

I dyshuari për kryerjen e krimit është arratisur.

”Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, ka thënë ai.

Publikime te ngjashme