Policia e Kosovës sulmohet në Leposaviq, përdoren armët e zjarrit

1 minute, 5 seconds Read

Këta të fundit për ta neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Sot, më 23 janar në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës. Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë një veturën, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

“Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatë.

Publikime te ngjashme