Policia e Kosovës konfiskon sasi të madhe cigaresh në Zubin Potok

0 minutes, 28 seconds Read

Pasditen e së hënës, Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet (kombi), me të cilin po kryhej kontrabandë me cigare, në Zubin Potok.

Ai është dërguar në Doganë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ku tregojë që nuk ka të arrestuar.

“Rreth orës 16:30 në Zubin Potok, kontraband me cigare. Një kombi i ngarkuar është konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në doganë.Nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani për Indeksonline.

Publikime te ngjashme