Plani i PDK-së për 4.3 miliardë eurot: Gruda zbulon se si do të transformohej Kosova pa “lëmoshat” e qeverisë

0 minutes, 51 seconds Read

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka shpalosur ambiciet e subjektit të tij gjatë një tubimi elektoral në Istog, duke premtuar ndryshime rrënjësore në rast se ky subjekt merr timonin e qeverisjes.

Gjatë adresimit para simpatizantëve në këtë komunë, Gruda ka garantuar se një mandat katërvjeçar nën udhëheqjen e PDK-së do të mjaftonte për një transformim të plotë të shtetit, raporton Insajderi.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Kosova disponon një buxhet prej 4.3 miliardë eurosh dhe ju garantoj se, me PDK-në në pushtet, ky vend do të ndryshonte rrënjësisht brenda një mandati. Aktualisht mungojnë investimet serioze; qeveria ka alokuar 120 milionë euro vetëm për shpërndarjen e ndihmave të vogla prej 100 eurosh, në vend që me ato mjete të përfundonte rrugën për Pejë dhe projekte tjera jetike që po ua vështirësojnë jetën qytetarëve. E tërë strategjia e tyre është reduktuar thjesht në asistencë sociale”, ka deklaruar prerë Gruda./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme