Plagoset me armë zjarri një person në “Dardani” të Prishtinës, Policia jep detaje

0 minutes, 48 seconds Read

Një person është plagosur me armë në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar në detaje për ngjarjen në lagjen “Dardania”.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatë për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë ne hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një person është plagosur dhe I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ka sshtuar se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar (i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit./Ballkani.info

Publikime te ngjashme