Himni kombëtar i Argjentinës u vërshëllye përpara ndeshjes së parë në Lojërat Olimpike të Parisit të mërkurën pasdite mes një stuhie racizmi që përfshiu mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez.
Kombëtarja nga Amerika e Jugut filloi rrugëtimin e saj kundër Marokut dhe lojtarët u rreshtuan për himnet e zakonshme përpara fillimit të ndeshjes.
Teksa himni i Argjentinës luhej në stadiumin e Saint Etienne, ai u prit me brohoritje të shumta nga turma.
Vwrshwllimet që nuk lanë himnin të dëgjohej erdhën pak më shumë se një javë pasi futbollisti i Chelseat, Fernandez filmoi veten dhe bashkëlojtarët e tij në Argjentinë duke kënduar një këngë drejtuar lojtarëve me ngjyrë të Francës pas triumfit të tyre në Kupën e Amerikës.
Kënga, në të cilën veçohet edhe Kylian Mbappe, u dënua nga Federata Franceze e Futbollit, e cila bëri një ankesë në FIFA.
Shoku i skuadrës së Fernandez në Chelsea, Wesley Fofana gjithashtu ripostoi videon dhe e etiketoi thirrjen ‘racizëm i pafrenuar’.
Mesfushori më pas kërkoi falje për videon dhe këmbënguli se nuk ishte racist, ndërsa Chelsea reagoi duke dënuar ‘të gjitha format e sjelljes diskriminuese’ përpara se të kryenin hetimin e tyre.
Por, tifozët brenda stadiumit Geoffroy-Guichard dhe Stade de France nuk kishin harruar qartë se çfarë kishte ndodhur ditët e fundit dhe i bënë të qarta ndjenjat e tyre se si ndiheshin për sjelljen e futbollistëve argjentinas javën e kaluar./Telegrafi