Përplasje para protestës, LVV akuzon Ramën: Erdhi me helikopter për të lobuar për Specialen

1 minute, 13 seconds Read

Në prag të protestës gjithëkombëtare që do të mbahet nesër në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Lëvizja Vetëvendosje ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ndonëse mbështet tubimin, LVV thekson se qëndrimi i saj historik kundër Gjykatës Speciale nuk ka ndryshuar dhe kërkon pendesë nga ata që lobuan për themelimin e saj.

Në një reagim zyrtar, partia në pushtet në Kosovë ka veçuar rolin e kryeministrit shqiptar. “Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët që të votonin pro themelimit të Gjykatës Speciale,” shkruan LVV.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas Vetëvendosjes, Shqipëria duhet t’i përdorë forumet ndërkombëtare si OKB dhe Këshilli i Evropës për ta ngritur këtë çështje, duke ironizuar se përgjegjësitë institucionale nuk zëvendësohen me protesta në shesh.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur kryeministri Rama ka intensifikuar kritikat e tij ndaj Speciales në arenën ndërkombëtare. Ai ka folur vazhdimisht në OKB dhe veçanërisht në Këshillin e Evropës, ku ka kërkuar tërheqjen e plotë të raportit të Dick Marty-t, duke e cilësuar atë si të pabazë dhe të padrejtë ndaj luftës së UÇK-së./lajmishqip.net

 

Publikime te ngjashme