Përmendi vëllezërit Dehari, Islami ‘godet’ ashpër Hisen Berishën: “Me pas moral e dinjitet nuk ish shku në PDK”

1 minute, 12 seconds Read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti duke thënë se po ndërhynë direkt në rastin e Astrit Deharit.

Këtë deklaratë Berisha e bëri në seancën e Kuvendit të Kosovës, teksa akuzoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje se i ka përdorur këto raste për qëllime politike.

“Janë dy parakushte për me e zbardhë rasin e Astritit. Është zbardhja e sulmeve terroriste mbi instituconet e Kosovës, përkatësisht presidencën. Por, këtë nuk pres ta zbardhni. Kusht i dytë është zbardhja e vetëvrasjes së Arbënorit”, deklaroi Berisha.

Berishës i ka reaguar kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami.

Islami në një postim në Facebook, thotë se, po të kishte moral e dinjitet Berisah nuk do të shkonte në taborrin e PDK-së.

Sipas tij, ai po shet moral dhe po prek tema të ndishme.

“Hisen Berisha i njohur si Komandanti i Kosharës, çka ka ky njeri, që mban fotografinë e Rugovës në xhep, e tash deputet i PDK-së, njeri që e ka të humbur busollën orientuese, pa troh morali e dinjiteti! Me pas pak dinjitet, ky nuk ish shkue në taborrin e PDK-së, tash në sallën e Kuvendit shet moral, prek tema që janë të ndishme, si rasti Dehari!

Dinjiteti, morali, patriotizmi shiten për një kolltuk deputeti”, shkruan Islami.

Publikime te ngjashme