Përfundon aksioni në Theth, IKMT shemb edhe ndërtesën e fundit pa leje

0 minutes, 39 seconds Read

Ka përfunduar operacioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për prishjen e objekteve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit.

Mbrëmjen e së hënës, pas një aksioni që ka zgjatur mbi një javë, është shembur edhe objekti i fundit i ndërtuar pa leje në këtë zonë turistike malore.

Edhe shembja e këtij objekti u prit me protesta nga pronarët, por pas disa orësh rezistencë, ata panë ndërtesën të rrënohej nga mjetet e rënda të IKMT-së.

Gjatë gjithë operacionit në Theth janë prishur rreth 100 objekte, përfshirë ndërtime betoni dhe druri, ndërkohë që Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur puna për pastrimin e zonës nga inertet, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme