PD, ringjallje në këshilla/ Linja Alibeaj, rezultate surprizë (Video)

1 minute, 35 seconds Read

Partia Demokratike nuk fitoi në asnjë nga 14 bashkitë ku u fut në garë për kryetar. Me përjashtim të Mallakastrës ku Kapllanaj humbi për shkak të votave që mori rivali brenda llojit, dhe Fierit e Finiqit ku vendi i tretë kishte gjithsesi një sasi dinjitoze votash, kandidatët e tjerë dolën dobët, duke nisur nga Tirana.

Në Tiranë PD ka siguruar deri tani 4 mandate dhe koalicioni bashkë fitojmë 16.  Në Kamëz PD ka marrë tre mandate dhe BF 11.

Por rezultati i saj për këshillat bashkiakë është  i mirë, teksa në disa bashki vijon ende numerimi.

Në bashkinë e Dimalit, Partia Demokratike ka marrë një mandat më shumë sesa koalicioni Meta-Berisha

Rezultat të mirë PD ka marrë në Mallakastër me 3 mandate, duke lënë pas koalicionin Bashkë Fitojmë, që ka siguruar deri më tani vetëm një anëtar në këshill.

Po ashtu PD ka fituar 4 anëtarë në këshillin bashkiak të Divjakës, ndërsa BF 6.

Në këshillin bashkiak të Elbasanit PD siguroi 7 dhe BF 13 mandate.

Në Shkodër PD ka marrë rezultat të mirë, duke siguruar 5 mandate. 13 mandate në këtë bahski janë marrë nga koalicioni Bashkë Fitojmë.

Në Fier, PD ka siguruar 4 mandate.

Edhe në Vlorë PD ka marrë 4 mandate në këshillin e bashkisë, ndërsa

‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 7.

Nga tre mandate ka siguruar PD në bashkinë e Rrogozhinës dhe Peqinit, përballë respektivisht 4 që ka marrë ‘Bashke fitojmë’ në këto dy qytete.

Ndërsa dhe vetë PD nuk priste mrekulli dhe në fakt kjo është vërtetuar nga rezultati i 14 majit, shifrat në një pjesë të mirë të bashkive për këshillat, ndoshta mund të përbëjnë bazat për një fillim tjetër për Partinë Demokratike, e cila pas 33 vjetësh i është afruar rrezikshëm kufirit të  mbijetesës politike.

Publikime te ngjashme