Pas Venezuelës, Trump kthen sytë nga Kuba: Plani i Uashingtonit për administrimin e naftës dhe paralajmërimi për fqinjët

1 minute, 44 seconds Read

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë detaje nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, për operacionin e gjerë ushtarak të SHBA-së në Venezuelë dhe kapjen e presidentit Nicolás Maduro.

Trump deklaroi se Venezuela do të administrohet nga një grup i caktuar nga SHBA-të, duke theksuar se nuk ka frikë të vendosë trupa në terren nëse është e nevojshme.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se kompanitë më të mëdha të naftës në SHBA do të investojnë miliarda dollarë për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar të energjisë, duke e kthyer sektorin e naftës në burim të ardhurash për vendin.

“Ne do të drejtojmë Venezuelën me një grup dhe do të sigurohemi që të drejtohet siç duhet.

Do të rindërtojmë infrastrukturën e naftës, gjë që do të kushtojë miliarda dollarë. Do të paguhet drejtpërdrejt nga kompanitë e naftës. Ato do të rimbursohen për atë që po bëjnë, dhe ne do ta bëjmë naftën të rrjedhë ashtu siç duhet. Siç e dini, prodhimi aktual është vetëm një rrjedhë e vogël krahasuar me potencialin që kanë.”, tha ai.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio e quajti Maduro “i arratisur nga drejtësia amerikane”, duke kujtuar se ai kishte pasur mundësi të shumta për të shmangur këtë përfundim, por zgjodhi të veprojë me papërgjegjësi.

Rubio konfirmoi gjithashtu se ka pasur kontakte me zëvendëspresidenten e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e cila është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-të.

A e ka Kuba radhën pas Venezuelës?

Trump nuk kurseu as kritika ndaj fqinjëve të Venezuelës, duke paralajmëruar presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro, për prodhimin e kokainës që dërgohet në SHBA, si dhe duke e cilësuar Kubën si një komb në dështim.

“Mendoj se Kuba do të jetë diçka për të cilën do të flasim, sepse Kuba është një komb në dështim tani.”, tha Trump.

Publikime te ngjashme