Pas një dekade, kreu i PDK-së Bedri Hamza viziton kullën e Jasharëve dhe pritet nga baca Rifat

1 minute, 17 seconds Read

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Prekaz për të bërë homazhe në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari, Hamzës, Shaban Jasharit dhe të gjithë anëtarëve të flijuar të kësaj familjeje heroike.

Përmes një njoftimi publik, Hamza ka potencuar se Prekazi mbetet vendi i shenjtë i flijimit dhe simboli i pashuar i qëndresës për lirinë e Kosovës.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Sot, në Prekaz, në këtë vatër të shenjtë të sakrificës, nderuam veprën e komandantit legjendar Adem Jashari, Hamzën, bacën Shaban dhe të gjithë të rënët e familjes heroike Jashari”, ka shkruar Hamza.

Ai bëri të ditur se pas ceremonisë së homazheve ka vizituar Rifat Jasharin në shtëpinë e tyre, të cilën e cilësoi si “kala të lirisë”, ku çdo rrëfim dëshmon për sakrificën e jashtëzakonshme për atdheun.

Hamza nënvizoi se në qëndrimin dhe fjalët e Rifat Jasharit ndjehet ende pesha e madhe e historisë dhe madhështia e një familjeje që qëndresën e ktheu në betim për liri.

Sipas liderit të PDK-së, sakrifica e familjes Jashari mbetet një amanet i përhershëm për të gjithë qytetarët që ta ruajnë dhe ta forcojnë Republikën e Kosovës për çdo brez.

“Lavdi e përjetshme komandantit Adem Jashari dhe të gjithë të rënëve të familjes Jashari”, ka përfunduar postimin e tij Hamza./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme