Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar heqjen e djeshme të billbordit në Zveçan ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, se ambasada e Serbisë në Prishtinë është “ëndërr e keqe e Sveçlës“.
Ai përmendi se Kosova në përputhje me Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Serbisë, është “pjesë e territorit të Serbisë”.
“Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë”, ka theksuar Vuçiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë një vizite në Spitalin e Përgjithshëm në Vranjë.