Kryetari i VMRO-DPMNE dhe njëherësh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është shprehur krenar për rezultatet e arritura në zgjedhjet lokale, ku partia e tij siguroi fitoren edhe në Kërçovë – pas 16 vitesh nën udhëheqje shqiptare.
Edhe pse shqiptarët përbëjnë shumicën në këtë komunë, kandidati maqedonas fitoi garën për kryetar, duke shënuar një kthesë të rëndësishme politike në qytetin multietnik të Kërçovës.
“Ra Fatmir Dehari. Ra nga populli që u bashkua kundër shthurjes dhe punës joadekuate. U dëshmua se askush nuk është më i fuqishëm sesa populli,” deklaroi Mickoski.
Ai theksoi se fitorja në Kërçovë ishte rezultat i bashkimit ndër-etnik dhe politik, duke përfshirë maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vllehë e boshnjakë.
“Fitoi bashkëjetesa dhe besimi në vlera. Kjo tregon se Maqedonia është shtëpi për të gjithë. Tani Kërçova duhet të jetë në fokus të qeverisë,” u shpreh ai.
Sipas Mickoskit, ky rezultat përbën një mesazh politik për gjithë vendin, duke dëshmuar se “bashkimi përtej përkatësisë etnike” mund të sjellë ndryshime reale dhe stabilitet.
/lajmishqip.net
