Pamje dramatike, Trump publikon sulmin ushtarak ndaj nëndetëses së drogës në Karaibe

1 minute, 39 seconds Read

Ushtria amerikane ka kryer të enjten një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një anijeje të dyshuar për transport droge, duke vrarë dy persona dhe duke arrestuar dy të mbijetuarit. Pamjet e këtij operacioni dramatik në Karaibe janë shpërndarë nga vetë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në platformën “Truth Social”.

Në video shfaqet një anije gjysmë e zhytur (nëndetëse) duke lundruar, e cila më pas goditet nga disa shpërthime të fuqishme. Trump, i cili konfirmoi sulmin dhe dy viktimat, e cilësoi atë si një sukses të madh. “Ishte nder i madh për mua të shkatërroja një NËNTENDËSE shumë të madhe që transportonte drogë drejt Shteteve të Bashkuara. Inteligjenca amerikane konfirmoi se kjo anije ishte e ngarkuar kryesisht me Fentanyl,” deklaroi ai.

Dy të mbijetuarit e sulmit, me origjinë nga Ekuadori dhe Kolumbia, janë arrestuar dhe pritet t’u kthehen vendeve të tyre.

Ky operacion i fundit e çon numrin e të vrarëve në aksione të ngjashme ushtarake në rajon në të paktën 29. Administrata Trump i ka justifikuar këto veprime duke pohuar se SHBA është në një “konflikt të armatosur” me kartelet e drogës, duke përdorur të njëjtin autoritet ligjor si administrata e George W. Bush pas sulmeve të 11 shtatorit.

Me deklaratën e Trumpit për numrin e të vdekurve, kjo do të thotë se veprimet ushtarake amerikane kundër anijeve në rajon kanë vrarë të paktën 29 persona.

Presidenti i ka justifikuar sulmet duke pohuar se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në një “konflikt të armatosur” me kartelet e drogës.

Ai mbështetet në të njëjtin autoritet ligjor të përdorur nga administrata e George W. Bush kur shpalli luftë kundër terrorizmit pas sulmeve të 11 shtatorit, dhe kjo përfshin aftësinë për të kapur dhe ndaluar luftëtarët dhe për të përdorur forcë vdekjeprurëse për të rrëzuar udhëheqjen e tyre.

Publikime te ngjashme