Paga minimale rritet në 350 euro bruto

0 minutes, 32 seconds Read

Qeveria e Kosovës ka vendosur që paga minimale të rritet në 350 euro bruto.

Vendimi u mor në mbledhjen e të mërkurës. Kabineti qeverisës miratoi rritjen që kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga vendimi do të preken më shumë se 150 mijë persona.

Në vendim, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është hera e parë që caktohet edhe niveli i pagës minimale për orë pune – 2 euro.

Rritja e pagës minimale, sipas Muratit, hyn në fuqi nga 1 tetori.

Pesë ditë më parë hyri në fuqi Ligji për Pagën minimale duke e ngritur në 250 euro neto.

 

Publikime te ngjashme