Osmani: Hetimet ndaj Radojiçiçit zbulojnë bashkëpunëtorët – çdo qytetar do të shokohet

1 minute, 18 seconds Read

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se “kur hetohen Radojiçiqat dalin bashkëpunëtorët e tyre”, duke aluduar në gazetarë. Ajo tha se gjatë hetimeve kanë dalë shumë prova, duke shtuar se “ata e dinë kush janë, e kanë mizën pas veshi”.

Kështu u shpreh ajo në konferencë për media, teksa foli për arrestimin e djeshëm të një gazetari, i cili sipas saj xhiroi në një zonë ku nuk pati autorizim.

Kur hetohen Radojiçiqat dalin bashkëpunëtorët e tyre“, tha ajo mes tjerash.

Osmani edhe mbrëmë në një reagim tha se “do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren”, duke aluduar për disa gazetarë.

Më tej, Osmani tha se çdo qytetar do të shokohet kur të bëhet publike një hetim i tillë.

“Do të shokoheshit dhe po e përsëris do të shokoheshit, çdo qytetar i Republikës do të shokohej kur do ta sheh një gjë të tillë. Por për këto gjëra unë do të pres në momentin kur institucionet e sigurisë e vlerësojnë se nuk pengohen hetimet”, shtoi ajo.

Këto deklarime ajo i bëri në një konferencë për media, ku foli për rastin e djeshëm të arrestimit të gazetarit, që sipas saj xhiroi në një zonë ku nuk lejohet pa autorizim. Ajo tha se kërcënimet ndaj vajzave të saj janë rritur që nga dje, për çka shtoi se të njëjtat kanë mbrojtje të afërt që nga fillimi./kosovapress.com

Publikime te ngjashme