Osmani flet me Biden edhe për dialogun, merr “garanca të fuqishme” nga ai

1 minute, 22 seconds Read

ZPRK ka dhënë detaje për pjesëmarrjen e presidentes Osmani në pritjen e organizuar nga presidenti i SHBA’së, Joe Biden. Në komunikatë thuhet se Osmani ka marrë garanca të fuqishme nga Bideni për mbështetjen e vazhdueshme amerikanë ndaj Kosovës

Osmani në një bashkëbisedim me Biden ka thënë se aleanca e përhershme me SHBA’në është në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Neë York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Në një bashkëbisedim të ngrohtë me Presidentin Biden, Presidentja Osmani ka theksuar se në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-të.”

Osmani ka njoftuar presidentin Biden për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova.

“Rrjedhimisht, në këtë kontekst, ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me Amerikën është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Presidentja poashtu pati mundësinë ta njoftojë Presidentin Biden për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova.”

“Pas këtij bashkëbisedimi, Presidentja Osmani theksoi se ka marrë garanca të fuqishme nga Presidenti Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës. Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e japin SHBA-të për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit.”

Publikime te ngjashme