Osmani dekoron dëshmorë të UÇK-së dhe personalitete tjera të Istogut (Video)

0 minutes, 36 seconds Read

Presidentja e Republikës së Kosovës, gjatë vizitës që i ka bërë qytetit të Istogut, ka ndarë dekorata presidenciale për dëshmorë të UÇK-së, veprimtarë, sportistë e personalitete tjera të shquara të Komunës së Istogut.

Në ceremoninë e ndaries së dekoratave Osmani nderoi dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trimërinë, luftën dhe sakrificën e tyre gjatë luftës për Liri.

Ajo nderoi edhe mësimdhënës që kanë dhënë kontribut në arsimimin e brezave dhe zhvillimin e shkollave shqipe.

Për kontributin e dhënë në shtetndërtim Osmani dekoroi me urdhërin “Dr. Ibrahim Rugova”, ish kryetarin e Komunës së Istogut, Fadil Ferati. /Gazeta10

Publikime te ngjashme