Oro, orë luksoze dhe para “cash” – zbulohet arsenali i sekuestruar në shtëpitë e Mazrekut dhe Berishës

0 minutes, 48 seconds Read

Me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar sot një aksion të gjerë policor në disa qytete të Kosovës, përfshirë Prizrenin, Pejën, Ferizajn, Gjilanin, Rahovecin, Podujevën dhe Obiliqin.

Në kuadër të këtij operacioni janë angazhuar mbi 300 zyrtarë policorë dhe 10 prokurorë.

Gjatë këtij aksioni, cak i hetimeve kanë qenë mbi 40 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, ndërsa në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-drejtues të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

Insajderi ka raportuar ekskluzivisht se si rezultat i këtij operacioni të madh janë arrestuar Sami Mazreku, ish-drejtues i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, si dhe Valon Berisha, ish-drejtor i financave në këtë institucion.

Lidhur me rastin, Prokuroria e Prizrenit ka mbajtur një konferencë për media, ku ka bërë të ditur edhe sendet e sekuestruara gjatë bastisjeve, përfshirë orë luksoze, stoli ari, para të gatshme dhe telefona.

Publikime te ngjashme