Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar përmes një deklarate tronditëse se forcat amerikane kanë ndërmarrë “sulme të gjera ushtarake kundër Venezuelës”. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, ky operacion ka rezultuar me “kapjen e udhëheqësit Nicolas Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij”.
Njoftimi u bë publik përmes rrjetit social Truth Social, ku Trump shpjegoi detajet e para të këtij zhvillimi dramatik gjeopolitik, përcjellë nga Indeksonline:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përmbyllur me sukses një operacion madhor kundër Venezuelës dhe liderit të saj, Nicolas Maduro. Ai, së bashku me bashkëshorten, është kapur dhe është larguar tashmë nga territori i vendit të tij. Ky aksion është realizuar në koordinim të plotë me autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit,” deklaroi Trump.
Presidenti paralajmëroi se detaje të hollësishme mbi operacionin do të bëhen të ditura gjatë ditës. Për këtë qëllim, është planifikuar një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp në orën 11:00, e cila do të mbahet në rezidencën Mar-a-Lago. “Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme,” përfundoi mesazhin e tij Presidenti Donald J. Trump. /lajmishqip.net
