Olsi Bylyku u largua nga Big Brother VIP Albania 3 në një televotim të papritur, si banori më pak i preferuar i publikut.
Ai u shokua nga ky vendim, teksa duket se aludoi në produksionin, për gjithë ngjarjen që rrodhi.
Me anë të një postimi në Instagram, aktori dhe prezantuesi ironizoi autorët e Big Brother dhe vuri në dyshim vërtetësinë e tyre.
I njëjti u shpreh se nuk mund të dilte përtej vetes së vetë përtej pritshmërive që sipas tij produksioni kishte.
Edhe pse reagimi i Olsit u përkrah nga një pjesë e publikut, kishte edhe të tjerë që e komentuan negativisht.
Për këta të fundit, këngëtari bëri një tjetër reagim, ku nuk e kurseu një kunj për moderimin e Ledion Liços.
“Bëjini pak ‘screenshoot’ profileve që kanë komentuar negativisht tek posti im se janë po të njëjtit në faqet e tjera që komentojnë “moderimi BBV3 është më i miri se çdo vit tjetër”.