Pas kapjes së Ryan Routh, të dyshuarit për atentat ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, autoritetet kishin zbuluar një pushkë sulmi të tipit AK-47 në vendngjarje.
Modeli i saktë i armës është i paqartë në këtë fazë dhe ka një numër të madh variacionesh të vetë AK-47 – e cila deri tani është pushka sulmuese më e disponueshme dhe e përdorur në botë.
Bëhet e ditur se versionet gjysmë automatike të saj janë të ligjshme me licencë në Florida, megjithëse modelet plotësisht automatike lejohen vetëm nën kufizime shumë specifike, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
I quajtur zyrtarisht Avtomat Kalashnikova, AK-47 u projektua nga gjeneral-lejtnant sovjetik Mikhail Kalashnikov menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.
Siç raportohet, popullariteti global i modelit dhe varianteve të tij është për shkak të besueshmërisë së tyre në kushte të vështira, kostos relativisht të ulët të prodhimit, disponueshmërisë në pothuajse çdo rajon gjeografik dhe lehtësisë së përdorimit.
Nuk është përgjithësisht i njohur për saktësinë e tij dhe historia tregon se rrallëherë ka qenë arma e zgjedhur për vrasës të mundshëm ose aktualë.
Megjithatë, testet kanë treguar se është 99% i saktë kur drejtohet saktë në objektivin standard të personit të përkulur në një distancë prej 274 metrash./Telegrafi