“Nuk ka asnjë telenovelë”, Rama flet për marrëdhëniet me Kurtin

0 minutes, 40 seconds Read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot për marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Rama u shpreh se mes tyre nuk ka asnjë telenovelë në lidhje me marrëdhëniet e tyre.

“Qëndrimet e mia janë qëndrimet e mia, qëndrimet e Albinit janë qëndrimet e Albinit. Albini është sovran në detyrën e tij, unë jam sovran të të drejtën time për të pasur qëndrimet e mia. Kaq! Nuk shoh asnjë problem këtu, nuk shoh asnjë telenovelë. Për mua nuk ka pasur, s’ka dhe nuk ka për të pasur dyshim se kur njerëzit duhet të takohen, duhet të takohen dhe kur duhen ftuar, duhen ftuar. Të tjerat pastaj janë telenovela mediatike”, u shpreh kryeministri Rama.

Publikime te ngjashme