“Nuk e lë dot të fitojë”, Biden: Nëse Trump nuk do të synonte presidencën, ndoshta nuk rikandidoja

1 minute, 2 seconds Read

Joe Biden nuk do t’u kërkonte amerikanëve një mandat të radhës nëse kundërshtari i tij nga radhët e republikanëve nuk do të synonte presidencën.

Kjo është ajo që shefi i Shtëpisë së Bardhë u tha donatorëve demokratë teksa u shpjegonte arsyet e rikandidimit të tij teksa bëhet gati për një përballje të mundshme me rivalin e tij të 2020-s.

“Nëse Trump nuk do të rikandidonte, nuk jam i sigurt nëse do t’i kisha hyrë garës,” tha Joe Biden duke shtuar se nuk mund ta lërë ish-presidentin të fitojë.

Komenti, i bërë gjatë një eventi për mbledhjeje fondesh në një shtëpi private jashtë Bostonit, siç raporton CNN, i befasoi zyrtarët dhe këshilltarët e lartë të fushatës së Bidenit.

Joe Biden ka nisur tashmë “sprintin” për mbledhjen e fondeve përpara një gare të shtrenjtë rizgjedhjeje.

Ai pritet të mbledhë më shumë se 15 milionë dollarë në pesë ditë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë kryesoi tre mbledhje fondesh në zonën e Bostonit të martën, e para nga shtatë eventet që do të mbahen deri të hënën tjetër.

Publikime te ngjashme