Nova: Me policinë në veri, me targa RKS, pasaporta dhe institucione të Kosovës: Si e humbi Serbia kontrollin në veri brenda një viti!

6 minutes, 25 seconds Read

…apo pesë plagë kanceri të serbëve në Kosovë, mbi të cilat Beogradi vazhdon të hedh kripë

Lufta prej luanit për Kosovën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq përfundon aty ku filloi – në ekranet e vogla. Gjatë asaj kohe, serbët në Kosovë jetojnë në kaos. Të humbur mes valës së atdhedashurisë që i lan vazhdimisht nga Beogradi dhe realitetit në terren, që diktohet nga Prishtina. Serbët në Kosovë aktualisht kanë pesë plagë të mëdha kancerogjene, mbi të cilat Beogradi po hedh vazhdimisht kripë, duke i bindur se gjithçka po shkon sipas planit. Dhe po shkon, por jo ashtu siç do të donin serbët.

Kështu shkruan media e pavarur serbe, Nova në një tekst autorial të publikuar sonte, përcjellë Ballkani.info.

Teksti vazhdon kështu: Derisa politikanët në Serbi janë të zënë me fushatën zgjedhore, të udhëhequr nga presidenti Vuçiq, i cili çdo ditë viziton studiot televizive, serbët në veri të Kosovës presin në heshtje zgjidhjen e problemeve të tyre kryesore. Për momentin janë targa, por ka edhe pasaporta, fakti që nuk ka serb në institucionet në veri të Kosovës dhe radhën e gjatë të policëve të Kosovës me të cilët përballen sapo dalin nga shtëpitë e tyre. Ata janë copëtuar edhe nga shpresat e rreme që Beogradi u dërgon vazhdimisht.

Riregjistrimi në RKS

Kriza e parë e madhe rreth targave shpërtheu në shtator të  vitit 2021. Praktikisht shënoi fillimin e tensionit të vazhdueshëm në veri.

Me marrëveshjen e arritur vitin e kaluar në Bruksel, ky problem gjoja u zgjidh, por edhe sot askush nuk e ka të qartë se për çfarë në fakt Beogradi dhe Prishtina u morën vesh. I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, pas takimit tha se paqja është ruajtur. Serbia mori përsipër që të mos lëshojë më targa të reja me shenjat e qyteteve në Kosovë, por shoferët me ato targa do të lejoheshin të vazhdojnë regjistrimin e tyre.

Mirëpo, jo shumë kohë pas kësaj, Prishtina nuk i lejoi veturat të hyjnë në Republikën e Kosovës nga Serbia qendrore me ato targa të zgjatura.

Në të njëjtën kohë, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes, ndërsa qytetarët e Kosovës ende nuk e dinë nëse mund t’i vazhdojnë regjistrimet e tyre apo nëse duhet t’i riregjistrojnë veturat me targa RKS.

Një vit pas fitores së shpallur nga Beogradi, më shumë se 1000 qytetarë serbë nga Kosova i riregjistruan automjetet e tyre në RKS vetëm për pak ditë, pasi Prishtina caktoi 1 dhjetorin si afat për ta bërë këtë.

Pothuajse nuk ka asnjë reagim nga Beogradi dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, “MTS DOO”, kompani simotër shtetërore serbe, Telekom Serbisë, u dërgon mesazhe qytetarëve në Kosovë duke i informuar për kushtet e favorshme për riregjistrim në RKS.

Lojërat me dalje nga institucionet

Serbët në Kosovë janë dobësuar ndjeshëm me daljen nga institucionet në nëntor të vitit të kaluar. Edhe pse thuhej se ishte një vendim që ata e morën në mënyrë të pavarur, është e qartë se një gjë e tillë nuk është e mundur pa urdhër të presidentit serb.

Pasojat e largimit nga institucionet janë ardhja e kryetarëve shqiptarë në krye të komunave ku serbët janë shumicë dhe një numër shumë i vogël i serbëve në radhët e Policisë së Kosovës.

Edhe pse deri vonë qëndrimi për zgjedhjet ishte bojkot, Lista Serbe i bëri thirrje Prishtinës që të shpall zgjedhjet e reja lokale dhe serbët të marrin pjesë në to. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më herët bëri thirrje për zgjedhje në veri të Kosovës. Askush nuk e përmend arsyen kryesore pse serbët u larguan nga institucionet në përgjithësi.

Në fillim të vitit të kaluar, prezenca e njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës filloi të vihet re. Vazhdoi me shpronësimin e tokës, për të cilën qytetarët në veri të Republikës së Kosovës thanë se ishte ilegale dhe mbi të cilën ishin ndërtuar disa baza policore.

Deri në atë moment nuk kishte asnjë bazë në veri të Kosovës dhe hyrja e njësive speciale në veri u trajtua si një incident i paprecedentë. Kjo ndryshoi papritur.

Numri i madh i forcave speciale të armatosura të Kosovës është çështja më e madhe e hapur e sigurisë për të gjithë serbët në veri të Kosovës.

Tërheqja e forcave speciale ishte pjesë e kushteve për heqjen e barrikadave të dhjetorit të vitit të kaluar. E merrni me mend, barrikadat u hoqën, forcat speciale mbetën.

epa10885388 Armed Kosovo police officers stand at a security checkpoint near the village of Banjska, Kosovo, 27 September 2023. A Kosovar Albanian police officer on 24 September was killed by Serb gunmen who later barricaded themselves in the XIV century Serbian Orthodox Banjska monastery and traded gunfire for hours, Kosovo authorities confirmed. Police regained control of the area late on the same day. The incident came at a fragile moment in the Kosovo – Serbia European Union-facilitated dialogue to normalize ties between the two parties. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Reagimi i vetëm janë njoftimet e Zyrës për Kosovën dhe Listës Serbe. Nuk dihet se Beogradi ka bërë diçka për ta zgjidhur këtë problem.

Gjatë asaj kohe, pamjet që qytetarët në veri të Kosovës shohin çdo ditë janë forcat speciale të armatosura në anë të rrugës në fortifikimet e tyre pranë vendkalimit. Ka pasur disa raportime në të cilat qytetarët kanë deklaruar se forcat speciale kanë përdorur forcë të tepruar gjatë kontrolleve rutinë të automjeteve, si dhe ka pasur raste që kanë qëlluar në makina me pretendimin se drejtuesit e mjeteve nuk kanë përfillur shenjën e tyre “ndal”.

Pasaporta dhe shtetas të klasës së tretë

Nga 1 janari, qytetarët me pasaportë të Kosovës do të mund të udhëtojnë lirisht në vendet e BE-së. Të njëjtën gjë e bëjnë prej vitesh edhe qytetarët me pasaportë serbe.

Në mes janë serbët nga Kosova. Ata kanë pasaporta të lëshuara nga Republika e Serbisë, duken identike me pasaportat e njerëzve nga Beogradi apo Novi Sadi, por ka pikëpyetje një të madhe…

Fakti që ata jetojnë në Kosovë i bën ato pasaporta pothuajse të pavlefshme për serbët. Vizat kërkohen për çdo vend, përveç disa nga rajoni.

Ende nuk janë ndërmarrë hapa për zgjidhjen e këtij rasti.

“Infuzionet patriotike” derisa marrëveshjet zbatohen pa probleme

“Dorëzimi nuk është opsion”, “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, “Nuk ka dorëzim, “KM mbetet”, këto janë vetëm disa nga parullat me të cilat bombardohen qytetarët e Kosovës në veri, ndërsa në të njëjtën kohë vendimet po zbatohen që nuk mund të jenë të mira për ta.

Gjatë asaj kohe, një nga një institucionet serbe në Kosovë po mbyllen, targat e qyteteve serbe po shkojnë në të kaluarën dhe Serbia, me ftesë të Kosovës dhe SHBA-së, ka reduktuar aktivitetet e ushtrisë serbe pranë zonës së sigurisë tokësore.

Publikime te ngjashme