Një aktor rus preu venat në skenë në shenjë proteste kundër luftës në Ukrainë

1 minute, 15 seconds Read

Një aktor rus preu venat para një publiku në shenjë proteste kundër teatrit që shkarkoi drejtorin e tij për kundërshtimin e luftës në Ukrainë.

Aktori, i cili thuhet se vuante nga kanceri, papritur nxori një thikë nga xhepi dhe zbuloi se gruaja e tij, e cila gjithashtu ishte aktore në shfaqje, është shkarkuar nga puna.

Duke deklaruar se ekipi drejtues i teatrit ishte ‘përgjegjës’ për vdekjen e tij, ai filloi të presë venat me thikë.

Foto: Telegram

“Gjatë gjithë vitit janë përpjekur të më largojnë nga teatri, të më poshtërojnë, të më privojnë nga puna dhe paratë”, shtoi ai.

“Sot ata nënshkruan një deklaratë, pushuan nga puna gruan time Svetlana Polyanskaya”.

“Nuk dua ta duroj. Por unë nuk kam më forcë dhe nuk kam më zgjedhje”, vazhdoi mes tjerash artisti.

Foto: Telegram

“Nuk kam më zgjidhje. Dua të them vetëm një gjë: Vyacheslav Mikhailovich Dyachenko [drejtor artistik], Natalya Nikolaevna Svetozarova [drejtoreshë teatri], këta njerëz janë fajtorë për vdekjen time”.

Publiku e shikoi me tmerr, ndërsa anëtarët e tjerë të kastit nxituan të përpiqeshin të ndihmonin aktorin.

Arturi u dërgua në spital dhe mësohet se është në gjendje stabile.

Foto: Telegram

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Putini, Kremlini ka vendosur ligje censurimi kundër “diskreditimit të forcave të armatosura ruse” .

Një numër figurash kryesore të artit humbën punën e tyre pasi kritikuan luftën. /Telegrafi/

Foto: Telegram

Publikime te ngjashme