Nisin hetimet ndaj marketeve që e shisnin vajin vjet 3 euro e 49 centë

0 minutes, 49 seconds Read

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se kanë filluar hetimet ndaj disa ndërmarrjeve tregtare, të cilat vitin e kaluar kishin rritur çmimin e vajit ushqimor.

Vendimi për fillimin e hetimeve ndaj këtyre ndërmarrjeve është marrë sot.

“Dyshimet janë se ndërmarrjet kanë shkelur nenin 5, paragrafi (1) nën paragrafi (1.1) të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës ashtu që në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi kanë caktuar çmimet e shitblerjes ose çdo kusht tjetër tregtimi, për të vazhduar me paragrafin (1.2). Me këtë veprim kanë kufizuar ose kontrolluar prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet, si dhe nenin 9, të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paragrafi (2) nën paragrafi (2.1) në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi kanë vendosur çmime të padrejtë të shitjes ose kushte tjera të padrejta tregtare, si dhe nën paragrafin (2.2) ndërmarrjet kanë kufizuar prodhimin, tregjet ose zhvillimin teknologjik në dëm të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Publikime te ngjashme