Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka treguar se a do të ketë zgjedhje këtë vit.
Sipas saj Vetëvendosja vetëm se ka filluar të bëjë fushatë.
“Unë besoj që sa ma shpejt të shkojë Kosova në zgjedhje aq më mirë është, sinjalet tregojnë se këta vetëm e kanë fillu fushatën, në Epopenë e UÇK-së kur kemi qenë në Qeveri dhe kur u këndu himni këta e kanë liru sallën dhe kanë dal jashtë ndërsa këtë vit e sjellën Shkurte Fejzën dhe Ilir Shaqirin në Kuvend, shumë respekt për dy ikonat tona por që nuk ka qenë vendi aty, ne kemi qëndruar aty sepse ne nuk jemi ppozitë rebele por konstruktive”, tha ajo në Kanal10.
Bunjaku Rexhepi shton se Vetëvendosja tani është duke bërë fushatë edhe në Komisione.