Në moshën 79 vjeçare, De Niro është bërë baba për herë të shtatë

1 minute, 10 seconds Read

Aktori hollivudian, Robert De Niro, ka pritur në jetë fëmijën e tij të shtatë.

Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi i 79-vjeçarit në një prononcim për Page Six, por nuk e ka treguar emrin e as gjininë e të porsalindurit.

De Niro kishte nxitur spekulime të hënën, pasi e kishte korrigjuar gazetarin e ET Canada, i cili kishte thënë se është baba i gjashtë fëmijëve, duke sqaruar se sapo ka pritur në jetë një tjetër fëmijë.

Aktori dhe e dashura e tij, Tiffany Chen, në muajin e kaluar (Foto: BackGrid)

Ai nuk e ka zbuluar identitetin e nënës së fëmijës, megjithëse e dashura e tij, Tiffany Chen, ishte fotografuar me barkun e fryrë në muajin e kaluar.

Ylli i “Taxi Driver” u bë baba për herë të parë në vitin 1971 kur me gruan e atëhershme Diahnne Abbott e pritën në jetë vajzën Drena (tash 51 vjeçare). Çifti i dikurshëm janë prindër edhe të djalit Raphael (46 vjeçar).

De Niro ka një vajzë (51 vjeçe) dhe një djalë (46 vjeçar) nga lidhja me Diahnne Abbott (Foto: Getty Images)

De Niro ka djemtë binjakë 27 vjeçarë, Aaron dhe Julian, me ish-të dashurën Toukie Smith, si edhe djalin Elliot (25 vjeçar) dhe vajzën Helen (11 vjeçare) me ish-bashkëshorten Grace Hightower. /Telegrafi

Publikime te ngjashme