Ndodh për herë të parë në histori, shkarkohet kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

0 minutes, 25 seconds Read

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara votoi për shkarkimin e kryetarit të saj për herë të parë në historinë e vendit.

216 nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro shkarkimit të Kevin McCarthy dhe 210 kundër.

Mocioni për shkarkimin e tij ishte paraqitur nga ligjvënësi Matt Gaetz, nga radhët e Partisë Republikane.

Gaetz e kishte akuzuar zotin McCarthy se nuk kishte bërë sa duhej për të shkurtuar shpenzimet federale.

Publikime te ngjashme