Ndodh e papritura! Lulzim Basha rizgjidhet prapë Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

0 minutes, 57 seconds Read

Lulzim Basha është zgjedhur kreu i ri i Partisë Demokratike me 16 196 vota.

Pas përfundimit të këtij procesi zgjedhor, dhe publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Zgjedhor, Basha ka mbërritur në selinë e PD.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e quajti procesin e sotëm shembullor dhe falënderoi anëtarët që votuan por dhe strukturat që organizuan këto zgjedhje

“Një falenderim nga zemra për të gjithë ju për qëndresën në këto kohë të vështira e sfiduese. Pjesëmarrjen me mijëra në temperatura të nxehta të kohës por dhe artificiale. Falenderim për strukturat drejtuese të PD-së që organizuan një proces shembullor të denjë për ambiciet dhe standardet që kemi shpallur të mbajmë” tha Basha.

Këshilli Kombëtar i thirrur nga sekretari i përgjithëm i PD-së, Gazment Bardhi, i shpalli të pavlefshme zgjedhjet e sotme.

Kjo është hera e katërt që Basha merr timonin e drejtimit të selisë blu. Gara ishte mes tij, i cili numëron 3 mandate si kryetar dhe përballë Gjergji Hani, një figurë aspak e njohur për mediat.

Publikime te ngjashme