Mustafa: Pushteti e emëroi asamblistin e VV-së aksionar në stacionin e autobusëve, ai i përdorte për të trafikuar drogë

1 minute, 12 seconds Read

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pas raportimeve se në Shqipëri është kapur me drogë asamblisti i VV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci, si pjesë e grupit që transportonin lëndë narkotike nga Prishtina në Tiranë.

Mustafa ka thënë se Mujeci ishte emëruar nga partia e tij aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe i përdorte ata autobusë për trafikim të narkotikëve drejt Tiranës.

“Prishtina dhe Tirana në qiell ishin të ndara, por në tokë u bashkuan nga narkotrafikantët e VV-së”, ka ironizuar ai duke marrë shkas edhe me një fjalim të “çuditshëm” të Kryeministrit Kurti, para pak ditësh, në Tetovë.

“Asambleisti i VV-së në Prishtinë, i emëruar nga partia e tij aksionar në Stacionin e Autobusëve, përdorte këta autobusë për të trafikuar narkotikë drejt Tiranës, ku dhe u arrestua i zënë me 10.000 doza droge! 10.000!!!
Qysh e kishte emëru’ tipi drogën? LV. #ErlliDita #LVV”, shkruan ai.

Asamblisti i LVV-së, Besnik Mujeci së bashku me katër persona të tjerë u kap në Shqipëri pasi i kishin kaluar nga Kosova në Tiranë, 11 mijë e 300 doza ekstazi.

Policia dha një deklaratë zyrtare për sasinë e sekuestruar të ekstazisë të hënën në mbrëmje në Tiranë.

Sipas policisë bëhet fjalë për 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.

Publikime te ngjashme