Murati njofton se kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 79 milionë euro

0 minutes, 40 seconds Read

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje për projekte zhvillimore, në vlerë prej 79 milionë euro.

Ministri ka treguar se çfarë përfshijnë marrëveshjet.

” 61 milionë euro me KfW Gjermane për Parkun Solar 100 MW në KEK, ku 32 milionë euro prej tyre janë grant nga WBIF. 9 milionë euro grant me qeverinë Zvicerane për rritjen e efikasitetit dhe efiçiencës në kompanitë rajonale të ujësjellësit. 9 milionë euro grant nga fondet e BE-së me Bankën Botërore për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se “50 milionë euro grante që nuk ka nevojë të kthehen, dhe 29 milionë euro kredi me kushte koncesionale”.

Publikime te ngjashme