Murati mohon thashëthemet për humbje financiare në Trust

0 minutes, 42 seconds Read

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka mohuar se ka humbje të mjeteve financiare nga kursimet pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Ai madje ka deklaruar në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet që performanca e Trustit për këtë vit është në normën e atij të kaluarit.

Në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Murati tha se performanca e Trustit për vitin aktual është në normën e vitit të kaluar.

“Është joserioze të bëhet një propagandë e tillë kur dihet se brenda një dite lëvizjet mund të jenë deri dy për qind”, ka thënë Murati.

Ndërkaq, Ardian Zalli, drejtor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka thënë që rënie të aksioneve ndërkombëtare, ku ka investuar Trusti, ka pasur edhe në vitet e kaluara.

Publikime te ngjashme