Mujka reagon për herë të parë pas arrestimit: Po shfrytëzohem për t’u baltosur puna e Qeverisë

1 minute, 26 seconds Read
Ish-nënkryetari i Mitrovicës së Jugut nga radhët e partisë në pushtet dhe, kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, ka reaguar pas arrestimit të tij nën dyshimet për korrupsion.

Mujka, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebok ka thënë se e gjithë kjo po bëhet që të “sulmohet dhe të baltoset” puna e Qeverisë dhe e kryeministri, Albin Kurti.

“Shfrytëzoj rastin që nga tellësia e zemrës të ju falemnderoj të gjithë juve që më mbështetët këto ditë, patët besim në mua, punën e aktivitetin tim politik e shoqërorë dhe që ishit afër familjes time në momentet e vështira që përjetuan pa fajin e tyre. Asnjëherë prej që jam pjesë e aktiviteteve politike nuk i kam ikur përgjegjësisë e drejtësisë dhe kjo do të vazhdoj derisa të frymoj.  Por gjithsesi asnjëherë nuk do të pranoj të jem pre e politikave ditore e partiake dhe që unë të shfrytëzohem për t’u sulmuar e baltosur puna dhe sukseset e Qeverisë në përgjithësi dhe posaqërisht Kryeministrit në veçanti”, ka shkruar Mujka në Facebook.

Publikime te ngjashme