Momenti kur ukrainasit me ndihmën e dronëve, artilerisë dhe minave – arrijnë të hedhin në erë konvojin e tankeve ruse

1 minute, 3 seconds Read

Një video e filmuar nga ajri, shfaq artilerinë, dronët dhe minat antitank që godasin konvojin e tankeve ruse në fushëbetejë në afërsi të Bakhmutit, kurse një gjeneral amerikan i pensionuar ka lavdëruar trupat e Kievit për orkestrimin e quajtur “textbook”.

Sulmi ka ndodhur në afërsi të qytetit Bakhmut – në Klishchiivka në rajonin e Donetskut, kur tanket ruse po kalonin në një zonë malore që ishte e mbushur edhe me mina antitank, transmeton Telegrafi.

Krejt befasisht, shpërthimet ndodhin ku njëra nga një tanket hidhen në erë, e disa shkelin në mina – duke bërë që të krijohet një situatë kaotike dhe mos e ditur se nga po u vinte sulmi.

Ishin dronët kamikaz, artileria dhe minat antitank që u ndihmuan ukrainasve të shkatërrojnë konvojin e tankeve ruse.

Ben Hodges, ish-komandant i trupave amerikane në Evropë, ka thënë se konvoji i tankeve ruse u sulmua në mënyrë të përkryer – duke mos e bërë ukrainasit as gabimin më të vogël.

“Ishte taktika ‘textbook’ ku përfshihen artileria, dronët dhe minat antitank. Konvoji i tankeve ruse që nuk mbanin distancë nga njëra-tjetra flet shumë për përvojën e kësaj njësie”, shtoi Hodges./Telegrafi

Publikime te ngjashme