Momenti kur policia i kap hajnat që vodhën bankën në sheshin e Prishtinës

0 minutes, 31 seconds Read

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një personi i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Insajderin se personi i dyshuar N. D është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit pak metra larg nga vendi i ngjarjes.

“Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, tha ajo.

RTV 21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Publikime te ngjashme