Momenti i arrestimit të njeriut që ‘ia mësyu Pallatit Buckingham në Londër dhe deshi të vriste Mbretin’

1 minute, 8 seconds Read

Një burrë u ndalua nga policia britanike me dyshimin për posedim të një arme pasi ‘hodhi karikatorë’ armësh në territorin e Pallatit Buckingham.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, policia e ndaloi atë rreth orës 19:00 mbrëmë (e martë), pasi ai iu afrua portave të pallatit në qendër të Londrës teksa po zhvilloheshin provat e kurorëzimit.

Dëshmitarët thanë se burri u pa duke hedhur një “një numër sendesh” në ambientet e banimit përpara se të arrestohej.

Dhe pamjet tregojnë se si i dyshuari me pranga ka varur kokën teksa oficerët e kanë marrë në paraburgim.

Policia më pas kreu një shpërthim të kontrolluar në një çantë të dyshimtë si masë paraprake.

Një dëshmitar i tha The Sun se i dyshuari ishte vendosur jashtë pallatit gjatë ‘netëve të fundit’ dhe u dëgjua duke bërtitur: ‘Unë do të vras mbretin’.

Policia thotë se aktualisht nuk po e trajton incidentin si të lidhur me terrorizmin dhe mësohet se po trajtohet si një incident i izoluar i shëndetit mendor.

Buckingham Palace konfirmoi se Mbreti dhe Mbretëresha nuk ishin në rezidencë kur ndodhi incidenti.

Shefi i policisë së Met, Joseph McDonald ka thënë se oficerët “punuan menjëherë për të arrestuar njeriun” – i cili aktualisht është në paraburgim./Telegrafi

Publikime te ngjashme