Molliqaj thotë se tre përsonat që Kurti mund t’i pyes sadopak në LVV janë: Mihajlli, Bislimi e Konjufca

1 minute, 6 seconds Read

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, tha se koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali bën çkado që i kërkon kryeministri, Albin Kurti.

Megjithatë sipas Molliqajt, Dejona Mihali, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca janë tre personat të cilët sadopak i pyet Kurti.

“Dejona Mihali i bën të gjitha që Albin Kurti i thotë. Dejona përdoret aty ku Albin Kurti dëshiron ta këpusë. Nuk ka rëndësi kush janë mashat, me rëndësi është ai që e mban mashën. Janë dy rrathë në Vetëvendosje, rrathët të cilët Kurti kushtimisht i kontrollon dhe janë rrathët që i ka për mendim, sado pak me i pyet diçka, mirëpo në këtë rreth janë vetëm tre persona. Është Dejona Mihali, Besnik Bislimi dhe Glauk Konjufca. Andaj, për nga rëndësia e para është Dejona, pastaj Bislimi e Konjufca. Por, asnjëri nuk është i rëndësishëm”, deklaroi Molliqaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ndërkaq, kujtojmë se deputeti Haki Abazi, përmes një konference për medie, ka thënë se Dejona Mihali është njeriu kryesor që kontrollon Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes dhe vendimet që merren në këtë parti./teve1.info

Publikime te ngjashme