Mirena kërkon sqarim nga Qeveria: Pse u lanë të iknin Radojçiqi dhe terroristët e tjerë?

1 minute, 16 seconds Read

Gazetari dhe analisti Ilir Mirena ka reaguar pas publikimit të një video ku shihet se krimineli Milan Radojçiq i priu grupit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mirena thotë se me këtë po dëshmohet që një pjesë e terroristëve bashkë me Radojçiqin janë lënë të ikin.

“Publiku e meriton nje sqarim nga Qeveria Kurti. Pse u lane te ikin terroristet? A pati marreveshje qe ata te largohen ne kete menyre. Nese ka pasur marreveshje, pse pati marreveshje, kush e beri dhe per çfare qellimi?

Nese jo mes te vrareve, ne mes te terroristeve qe u lane te largohen mund t’jete vrasesi i policit tone, Afrim Bunjaku…”, ka shkruar Mirena ndër të tjeraa.

Postimi i plotë:

Te dielen ne mbramje e shtrova si pyetje pas paraqitjes se Sveqles ne RTK se ku mbeten terroristet tjere. Desh m’grijten trushperlamte e VV’se…

Tash po shihet e deshmohet qe nje pjese e madhe e terroristeve jane larguar kadale kadale, si te ishin ne hiking, prej manastirit. Mes tyre, edhe krye terroristi i tyre Milan Radojqiq.

Publiku e meriton nje sqarim nga Qeveria Kurti. Pse u lane te ikin terroristet? A pati marreveshje qe ata te largohen ne kete menyre. Nese ka pasur marreveshje, pse pati marreveshje, kush e beri dhe per çfare qellimi?

Nese jo mes te vrareve, ne mes te terroristeve qe u lane te largohen mund t’jete vrasesi i policit tone, Afrim Bunjaku…

Publikime te ngjashme