Murati ka deklaruar se projekti është iniciuar në bashkëpunim me një grup shkencëtarësh, inxhinierësh dhe projektuesish, me synimin për të ndihmuar njerëzit të përshtaten me sistemet e inteligjencës artificiale dhe t’i përdorin ato për nevoja specifike.
Ajo ka bërë të ditur se objektivi i saj është të zhvillojë bazat për ndërtimin e sistemeve më të avancuara inteligjente, të promovojë një kulturë shkencore dhe të kontribuojë në përparimin e inteligjencës artificiale.
Në “Thinking Machines Lab” do të angazhohen edhe ish-punonjës nga ChatGPT, Character.ai, Mistral, PyTorch, OpenAI Gym, Fairseq dhe Segment Anything.
