Miliona njerëz marshojnë në Stamboll në mbështetje të Palestinës

0 minutes, 42 seconds Read

Mbi një milion e gjysmë njerëz, siç raporton Anadolu Agency, u mblodhën në Stamboll të shtunën në tubimin e madh për Palestinën, në aeroportin Ataturk.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje kombit të marrë pjesë në tubim për t’i “treguar botës vëllazërinë midis turqve dhe palestinezëve”.

Disa prej të pranishmëve mbanin në duar pankarta: “Ne jemi të gjithë palestinezë”, “T’i japim fund gjenocidit, le të jetojnë fëmijët” dhe “Bëhu zëri i fëmijëve palestinezë”.

Në të gjithë terrenin janë vendosur ekrane LED, në mënyrë që të pranishmit të mund të ndjekin takimin, si dhe masa të rrepta sigurie po zbatohen në zonën e takimit.

Në takim, përveç presidentit turk, morën pjesë edhe shumë zyrtarë të tjerë turq.

Publikime te ngjashme