Mihali thotë se kompanitë e hapura nga Shkëlqim e Blerim Devolli me pronarë fiktiv janë piramida mafioze

1 minute, 37 seconds Read

Përmes një postimi në llogarinën e saj sociale, koordinatorja e Komiteteve në LVV, Dejona Mihali ka goditur grupin Devolli dhe kompanitë e hapura nga Shkëlqim e Blerim Devolli.

“Grupi Devolli dhe kompanitë e hapura nga Shkëlqim e Blerim Devolli, me pronarë fiktivë në Kosovë, Maltë, Virgin Island e gjetiu nuk janë biznese por piramida mafioze. Të njëjtët kanë zhvatur pandalur kompanitë publike apo apo vet publikun me licencat e uzurpuara”, ka shkruar Mihali, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Postimi i plotë:

1. Grupi Devolli dhe kompanitë e hapura nga Shkëlqim e Blerim Devolli, me pronarë fiktivë në Kosovë, Maltë, Virgin Island e gjetiu nuk janë biznese por piramida mafioze. Të njëjtët kanë zhvatur pandalur kompanitë publike apo apo vet publikun me licencat e uzurpuara.

2.Eksponentët e Listës Serbe dhe njerëzit që kanë përreth nuk janë politikanë por pjesëmarrës aktivë të bandave kriminale ose skllevër të tyre, e vërtetuar kjo katërcipërisht gjatë qershorit me dhunën ndaj gazetarëve dhe NATOs.

Pritjet e këtyre kategorive sikur të ishin biznesmenë apo politikanë në selitë diplomatike kudo, brenda e jashtë Kosovës veç sa e vështirësojnë punën e organeve të hetimit ndaj krimeve të shkaktuara nga ata.

Nuk është çështje as politike as diplomatike me ta.

Rreshtimi i tyre kundër shtetit të Kosovës, rendit publik, interesit publik, normave demokratike i bën ata shenja të të njëjtit problem.

Në Kosovë ose do të mbizotërojë ligji dhe kontrolli shtetëror ose do të lejohet pastrimi i parave të mafias shtetërore të Serbisë.

E natyrisht që e para do të bëhet pa asnjë dyshim, sado që të marrë kohë dhe sakrifica.

ps. shërbëtorët e këtyre dy grupimeve sa më shpejt largohen prej tyre aq më mirë për vete dhe për vendin, Kosovën e 1001 sakrificave./kosova post

Image

Publikime te ngjashme