Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka përshkruar samitin e liderëve të mbajtur në Britani të Madhe si një “diskutim të mirë dhe të sinqertë”, por paralajmëroi për nevojën e përgatitjes për më të keqen.
“Tani është me rëndësi të madhe që të rrisim shpenzimet dhe të përgatitemi për çdo skenar të mundshëm,” tha ajo, duke theksuar rëndësinë e garancive gjithëpërfshirëse të sigurisë për Ukrainën dhe nevojën për ta vendosur atë në një pozicion të fortë mbrojtës.
Von der Leyen vuri theksin te domosdoshmëria e një plani të qartë dhe një qasje të përbashkët evropiane për rritjen masive të mbrojtjes.
Në një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin amerikan Donald Trump, ajo tha:
“Ne jemi të gatshëm, së bashku me ju, për të mbrojtur demokracinë dhe për të siguruar që parimi i shtetit ligjor të mbetet i paprekur. Nuk mund të pushtoni fqinjin tuaj ose të ndryshoni kufijtë me forcë.”
Ajo përfundoi me një thirrje të fuqishme:
“Është në interesin tonë të përbashkët që të parandalojmë luftërat e ardhshme.”