Meriton Mjekiqi publikon momentin emocionues kur takohet me djalin e tij pas një kohe të gjatë

0 minutes, 48 seconds Read

Meriton Mjekiqi sivjet ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 3.

Ai gjatë qëndrimit brenda rrëfeu për publikun gjëra të ndryshme nga jeta dhe karriera profesionale.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Mes të tjerash, prezantuesi nga Kosova shpesh ka folur edhe për djalin e tij të vetëm, Loarin dhe për raportet me ish-partneren.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një nga spektaklet e këtij formati, ai u shpreh se kishte vite pa e parë duke hedhur akuza për ish-të dashurën.

Në bazë të asaj që deklaroi, shihej se ish-çifti nuk ruan raporte të mira dhe se ndarja e tyre nuk ishte e lehtë.

Megjithatë, moderatori së fundmi ka bërë të ditur se është takuar me të birin, i cili jeton në Austri.

Momentin emocionues e ka ndarë me fansat në Instagram, gjegjësisht në një postim në InstaStory./Telegrafi

Publikime te ngjashme