Mehaj: Blerja e armatimit nga Turqia do vazhdojë në koordinim edhe me partnerët

1 minute, 8 seconds Read

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova do të vazhdojë të blejë armatim për qëllime mbrojtëse nga Turqia, pasi sipas tij blerjet nga ky shtet kanë qenë produktive dhe të shpejta.

Ai ka thënë se ngritja e kapacitete të FSK-së është prioritet por kjo të bëhet në kordimin me partnerët dhe sipas standardëve të NATO-s.

“Ngritja e kapaciteteve tona në fushën e mbrojtjes është njëri nga prioritetet tona të cilit i kemi kushtuar rëndësi të veçantë. Takimi me presidentin e industrisë së mbrojtjes së Republikës së Turqisë, z. Haluk Görgün, blerjet shtet me shtet nga Republika e Turqisë kanë qenë produktive, më të shpejta dhe më të sigurta, prandaj bashkëpunimi ynë në këtë aspekt, do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Blerjet tona do të jenë gjithmonë në koordinim me partnerët tanë dhe sipas standardeve të NATO-së. Ushtria jonë është duke u pajisur me teknologjinë e fundit të armatimit për qëllime mbrojtëse”, ka thënë Mehaj thuhet në komunikatën e ministrisë.

Ai këto deklarime i ka bërë gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ku është takuar me presidentin e industrisë së mbrojtjes së Turqisë, Haluk Görgün.

Qeveria ditë më parë ka prezantuar blerjen e dronëve ushtarak nga Turqia.

Publikime te ngjashme