Megaoperacion antidrogë në mbarë vendin, shoqërohen mbi 150 persona

1 minute, 12 seconds Read

Një megaoperacion policor për të goditur rrjetet e shpërndarjes së lëndëve narkotike është duke u zhvilluar në Tiranë prej ditës së djeshme.

Policia ka shoqëruar mbi 150 persona, ndërsa operacioni është shtrirë edhe në qytete si Korça, Pogradeci, Maliqi dhe Elbasani.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë, ndërsa hetimi për ta ka nisur muaj më parë, kur policia zbuloi lidhjet e personave të arrestuar gjatë një operacioni për shpërndarje droge, duke zbuluar edhe anëtarët e tjerë.

Mësohet se nga uniformat blu janë sekuestruar në kryeqytet rreth 3 kilogramë kokainë dhe 15 kilogramë kanabis.

Sakaq, më shumë se 18 persona janë arrestuar nga drejtoria vendore e qarkut të Korçës, ndërsa pritet që edhe 5 persona të tjerë të vihen në pranga.

Në operacion që është shtrirë në juglindjen e vendit janë përfshirë me shume 50 forca policie.

Ndërkohë në Elbasan janë arrestuar 9 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Një prej të arrestuarve është identifikuar si efektivi i policisë, Saimir Hysa. Policia në këtë qytet ka sekuestruar doza kanabisi me peshë 1 kilogramë, tre armë, dy thika, doreza, peshore dhe shuma parash.

Operacioni po vijon edhe në Vlorë, ku bëhet me dije se dhjetëra persona janë vënë në pranga nga forcat RENEA. Mes të arrestuarve në qytetin bregdetar është edhe një grua me fëmijë latant.

Publikime te ngjashme